Vetëvendosje kërkon reciprocitetin politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë. Sipas Kryetarit Albin Kurti, “Çështja e dialogut me Beogradin nuk është procedurale, por thelbësore”. Kurti tha se nuk duhet të përsëriten ato çfarë parashikojnë ligjet dhe Kushtetuta, por të merren qëndrime politike. Në Kuvendin e Kosovës, debati për dialogun nisi të premten, por u ndërpre për shkak të ndarjes nga jeta të aktivistit Adem Demaçi.