Aktualitet

Vetting-u, Prokurori i Apelit për Krimet e Rënda Artan Bajrami del sot para KPK

Prokurori i Apelit për Krimet e Rënda, Artan Bajrami doli sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në kuadër të Vetting-ut. Trupa gjykuese përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Brunilda Bekteshi e Suela Zhegu. Prej 15 vitesh, Artan Bajrami drejton Prokurorinë e Apelit për Krimet e Rënda dhe analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit, bashkë me kontrollin e figurës e aftësitë profesionale.