Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK rikonfirmon në detyrë gjyqtarin e gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli. Ai kaloi me sukses procesin e rivlerësimit sa i përket pasurisë, pastërtisë së figurës e aftësive profesionale. Ndërkaq, nuk pati të njëjtin fat, Rovena Gashi. Prokurorja rezultoi me deklarime të pasakta të pasurisë, ndaj u vendos shkarkimi. Gashi, e njohur dhe për përplasjet me Kryeprokuroren Arta Marku, nuk ishte e pranishme gjatë dhënies së vendimit, sikurëse nuk mori pjesë as në seancën dëgjimore të pak ditëve më parë të KPK-së.