Aktualitet

Vettingu në politikë, Bylykbashi akuza ndaj kryeministrit Rama

Nënkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi Oerd Bylykbashi hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama gjatë seancës plenare. Deputeti demokrat tha se Rama i ka hapur dyert e institucioneve kriminelëve. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, në debatet për vetingun në politikë, Bylykbashi theksoi se me amendamentet e propozuara prej opozitës mbyllet hapësira për të anashkaluar ligjin për dekriminalizimin. Sipas demokratit, nëse ato rrëzohen, atëherë do t’i hapet rrugë mbrojtjes së kriminelëve.