Zgjati dy orë seanca dëgjimore e Prokurorit të Apelit Durrës, Bujar Hoti në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit që rinisi punë pas pushimeve të verës. ILDKPKI-ja e cilësoi “të saktë e të ligjshme pasurinë e Hotit”, por KPK-ja nuk ndan të njëjtin përfundim. Nga hetimi administrativ doli se Hoti nuk ka të ardhura të ligjshme për të justifikuar pasuritë e deklaruara: dy apartamente, një zyrë noterie të bashkëshortes e dy autovetura. Po ashtu, ka marrë një kredi prej 70 mijë eurosh që nuk dihet se për çfarë u përdor, ndonëse prokurori e deklaroi për blerjen e një apartamenti në Plazhin e Durrësit. Skeptik ishte dhe vëzhguesi ndërkombëtar, Teo Xhejkobs. Vendimi për Hotin, i cili është dhe kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, jepet më 10 Shtator.