Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, rrëzoi kërkesën e gjyqtarit të lartë Shkëlzen Selimi për t’i pezulluar seancën dëgjimore në kuadër të Vetting-ut. Selimi tha se do t’i kërkojë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, të nisë procedurë disiplinore ndaj treshes gjykuese, se sipas tij u përdorën të dhëna konfindenciale në kronikën ekskluzive të transmetuar dje në Top Channel. Pasi iu komunikua mos pezullimi i procesit, gjyqtari u shpreh se nuk e ka gjykuar Fero Dervishajn, i cili në dokumentet e siguruara nga Top Channel është faktor tregues i lidhjes së tij me bandat kriminale të qytetit të Fierit. Ndërkaq, KPK-ja rradhiti një sërë kontaktesh të papërshtatshme të Selimit me botën e krimit. Vendimi për të jepet më 30 Korrik.