Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon Arben Nelën. Prokurori i Tiranës, njëherazi kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, nuk rikonfirmohet në detyrë për shkak të problemeve me pasurinë. Rezultoi se Nela nuk ka bërë deklarim të saktë. Po sot, KPK-ja dha vendimin dhe për gjyqtarin e Apelit Tiranë, Ervin Metalla, i cili gjithashtu nuk e kalon me sukses sitën e Vetting-ut.