Stilistja dhe ish-ylli i muzikës pop, Victoria Beckham, ka bërë një deklaratë të fortë në një intervistë të fundit për radion “Sirius XM”, ku foli për mbështetjen që gratë duhet t’i japin njëra-tjetrës.
Unë jam një grua për gratë. Dua të them, duhet të jesh një budallaqe e plotë për të mos rënë dakord me një grua tjetër. I dua gratë, dhe kjo është arsyeja pse bëj atë që bëj me modën dhe bukurinë. Dua t’i fuqizoj gratë dhe të ndaj këshilla e truke me to
-tha Victoria.
Deklarata e saj vjen në një moment kur mediat po raportojnë sërish për tensionet e supozuara brenda familjes Beckham, veçanërisht midis saj dhe nuses së djalit të madh, Nicola Peltz.
Thuhet se grindjet kanë nisur që prej vitit 2022, kur Nicola refuzoi të vishte fustanin e nusërisë të dizenjuar nga Victoria për dasmën e saj me Brooklyn Beckham.
Që atëherë, marrëdhëniet midis çiftit të ri dhe pjesës tjetër të familjes Beckham janë përshkruar si të ftohta.
Brooklyn nuk është parë në disa evente të rëndësishme familjare, përfshirë festat e ditëlindjes së David Beckham, ndërsa Nicola dhe Victoria kanë shmangur daljet e përbashkëta në publik.
Megjithatë, Victoria shfaqet e vendosur të përçojë një mesazh pozitiv për unitetin dhe fuqizimin e grave, pavarësisht zërave për konfliktet brenda familjes së saj të famshme.