Aktualitet

VIDEO/ Ky është babai i autorit të vrasjes së gjyqtarit brenda sallës së Gjykatës së Apelit!

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi kryeqytetin ditën e sotme, duke sqaruar se autori i dyshuar është Elvis Shkambi, djali i Gjon Shkambit, i cili u dyshua më herët se kishte kryer aktin e rëndë.

30-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit Astrit Kalaja dhe dy shtetasve Rakip Kurtaj, 65 vjeç dhe Ervis Kurtaj, 45 vjeç, babë e bir.

Gjon Shkambi është babai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja sot në sallën e Gjykatës së Apelit.

 

Dy vite më parë atë e kishin denoncuar 31 familje në Shkodër, duke thënë se u kishte marrë shtëpitë. Pas këtyre akuzave ai kishte dalë publikisht me një deklaratë për mediat duke mohuar akuzat.

Ja çfarë deklaronte dy vite më parë :

Një ditë pas padisë në polici dhe akuzave të banoreve për thyerje të banesave dhe kërcënime, Gjon Shkambi, personi që pretendon se është pronari i ish-shkollës së rezervave në Shkodër, ka reaguar për mediat.

Ai thotë se është pronari i godinave ku jetojnë 31 familjet dhe pronat i ka me dokumentacion të rregullt dhe i ka fituar përmes proceseve gjyqësore.

Ai kërkon nga policia dhe përmbarimi, lirimin e pronave të tij.

Në vitin 2020, zyrën private të përmbarimit e kthyen mbrapsht me pretendimin se personi që pretendon se është pronari i tokës, ka dokumentet false dhe që atëherë çështja e 31 familjeve në lagjen “Skenderbeg” në Shkodër, po zvarritet neper dyert e institucioneve.

Por mbrëmjen e së hënës, banorët protestuan përpara komisariatit të policisë, pasi pretendojnë se personi në fjalë po dhunon banesat e tyre.

Banorët kanë arritur të filmojnë Gjon Shkamin, personin qe thotë se është pronari i godinës, teksa futet në shtëpitë e tyre pa leje.

Në vitin 1992, këto 31 familje, me vendim të bashkisë Shkodër janë vendosur në godinën e ish-shkollës së rezervave të ndërtimit. Banorët thonë se prona është akoma shtetërore dhe dokumentet janë falsifikuar.

Tiranë/Informacion paraprak nga Policia për ngjarjen

Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi Elvis Shkambi, 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.