Aktualitet

LAJMI I FUNDIT! U qëllua me armë zjarri në Gjykatën e Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Një person është futur i armatosur në ambientet e gjykatës dhe ka qëlluar me armë në drejtim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili  ka ndërruar jetë.

Autori është vënë në pranga dhe i është sekuestruar edhe arma, ai është identifikuar si shtetasi Gjon Shkambi. Ai qëlloi me armë brenda sallës së gjyqit.

Të plagosur kanë mbetur edhe 2 persona të tjerë, babë e bir, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dinamika e ngjarjes është e paqartë, pasi nuk dihet se si autori ka mundur të depërtojë me armë brenda në ambientet e gjykatës, pasi në hyrje të saj ka një detektor metalik. Aktualisht forca të shumta policore ndodhen në vendngjarje.

Gjyqtari Astrit Kalaja është emëruar si gjyqtar në vitin 1993.

Ai ka shërbyer edhe si Zv.Kryetar i Gjykatës së Apelit Shkodër, gjyqtar pranë kësaj gjykate dhe gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Kalaja u konfrmua në detyrë në vitin 2019 duke kaluar procesin e Vettingut.

Në karrierën e tij, spikat vendimi me anë të të cilit rrëzoi Kuvendin e Rithemelimit të Sali Berishës. Apeli prishi vendimin e Agron Zhurkirt, i cili vendosi të njohë Kuvendin e Sali Berishës, të mbajtur me 11 dhjetor 2021 duke i dhënë vulën Enkelejd Alibeaj.