Amsterdami është shndërruar në një “pistë patinazhi” ditët e fundit, me akull që po formohet në rrugët e kryeqytetit holandez për shkak të kushteve të motit.
Videoja nga rruga Prinsengracht, pranë kishës Westerkerk, u bë virale në mediat sociale, teksa çiklistë, këmbësorë dhe automjete shihen duke rrëshqitur në rrugë.
https://twitter.com/i/status/2010824701979836756
Kushtet e motit shkaktuan probleme me transportin, ku u anuluan fluturime dhe shërbimet e trenave, por krijuan edhe kushte të përshtatshme për patinazh në liqene, siç është De Poel, në Amstelveen, disa kilometra në jug të Amsterdamit.