Bota

VIDEO/ Tmerr në Antalia, luani del nga kafazi dhe sulmon një familje në park!

Momente tmerri në Antalia, kur një luan mashkull i quajtur Zeus, iku nga kafazi i tij në parkun e kafshëve në Manavgat dhe menjëherë pas kësaj sulmoi një familje që flinte në një fushë, duke plagosur lehtë një burrë.

LEXO EDHE: SHBA/ Rritet në 59 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas! Vijon kërkimi për 30 fëmijë të zhdukur (video)

Megjithatë, vrasja e luanit nga forcat e sigurisë dhe imazhet që qarkulluan në mediat sociale, kanë hapur diskutime nëse kafsha duhej të ishte vrarë apo thjesht duhej të drogohej.

LEXO EDHE: Lideri suprem i Iranit shfaqet për herë të parë në publik që nga fillimi i luftës 12-ditëshe!

Siç është njoftuar, tashmë janë filluar procedurat ligjore në përputhje me nenet përkatëse të Kodit Penal Turk dhe një hetim është nisur në kuadër të Ligjit për Mbrojtjen e Kafshëve dhe Rregullores për Themelimin e Kopshteve Zoologjike dhe Parqeve të Jetës së Egër.