Numri i të vdekurve nga përmbytjet e menjëhershme në Teksas, në jug të Shteteve të Bashkuara, është rritur në 59 , sipas një raporti të ri nga autoritetet amerikane sot, ndërsa kërkimet vazhdojnë për të gjetur gati 30 fëmijë që ende rezultojnë të zhdukur.
Fuqia e ujit madje rrëmbeu shtëpi të tëra, ndërsa niveli i ujit në lumin Guadalupe u rrit me tetë metra brenda një ore.
Në fakt, qytetarët ankohen se mesazhi për t’u larguar mbërriti pas katastrofës. Karakteristikë e ashpërsisë me të cilën ndodhi gjithçka është videoja që tregon qytetarët që vrapojnë për t’u larguar para se uji t’i mbulojë.
Përmbytjet u shkaktuan nga shirat e rrëmbyeshëm që goditën pjesë të Teksasit qendror të premten, Ditën e Pavarësisë për SHBA-në.
“Ne kemi identifikuar 43 të vdekur në Qarkun Kerr”, përfshirë 28 të rritur dhe 15 fëmijë, tha Sherifi i qarkut Larry Litha gjatë një konference për shtyp.
Aerial footage shared by the Texas Parks and Wildlife Department gives a glimpse at the devastation caused by heavy rains and flash floods along the Guadalupe River in central Texas on the 4th of July. The severe weather has left dozens of people dead, including at least 15… pic.twitter.com/CS45zNWFpf
— CBS News (@CBSNews) July 6, 2025
Litha shtoi se 27 fëmijë janë ende të zhdukur, nga rreth 750 që morën pjesë në një kamp veror të krishterë për vajza, në brigjet e lumit Guadalupe .
Pronari dhe drejtori i “ Camp Mystic ” është gjithashtu i vdekur, sipas faqes së internetit të qytetit të Kerrville, si dhe drejtori i një kampi tjetër aty pranë.