Një nënë në Australi ka xhiruar djalin e saj pasi ishte bullizuar nga shokët e shkollës për të disatën herë.
Vogëlushi 9-vjeçar vuan nga Achondroplasia një formë e nanizmit. Djali i quajtur Quaden shfaqet duke qarë në videon prekëse ndërkohë që nëna e tij po ashtu me lot në sy thotë se ai ka tentuar të vetëvritet.
Megjithëse kjo video është shumë prekëse dhe e vështirë për tu xhiruar, mamaja e tij u shpreh se është e rëndësishme që njerëzit kudo në botë të ndërgjegjësohen për pasojat e bullizmit.
Video gjithashtu është shpërndarë nga personazhe të famshëm të cilët kanë nisur të mbledhin para që Quaden të realizojë udhëtimin e ëndrrave në “Disneyland”.