Bota Botë e Çuditshme

Videoja virale në rrjet/Komisionerja europiane Ylva Johansson thur me shtiza gjatë fjalimit të Ursula Von der Leyen!

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen mbajti fjalimin e saj për Gjendjen e Bashkimit Europian ditën e mërkurë. Ndër të tjera, ajo foli për çështje thelbësore, siç ishte si klima, migrimi dhe Kina.

Por ajo çfarë ra në sy gjatë kësaj seance, ishte fakti se Komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson e kaloi kohën me punë artizanale. Sigurisht ky veprim i saj nuk ka mbetur pa u komentuar në rrjetet sociale. Disa nga komentet më pikante ishin:

Kalimi më i mirë i kohës.

Më mirë sesa të shikosh celularin.

Por jo të gjithë duket se kanë aq shumë mirëkuptim. Disa kanë theksuar se:

Nëse do të sillesha kështu në vendin tim të punës, jam i sigurt që do të më pushonin.

Suedezja konsiderohet e apasionuar me këtë “punë artizanale” dhe ajo gjithashtu tregon rezultatet e saj në Twitter, tani platforma X, herë pas here. Madje në vitin 2020, thuhet se ajo u dha të gjithë punonjësve të zyrës së saj çorape të thurura vetë.