Këngëtarja e njohur Billie Eilish ka pak që ka publikuar këngën e saj më të re, “Lost Cause”. Përmes një njoftimi në Instagram Billie ndau lajmin me fansat dhe u shpreh se kënga është pjesë e albumit të dytë “Happier Than Ever”. “Lost Cause” është projekti i katërt muzikor, nga albumi. Tri këngët e tjera janë: “My Future”, “Therefore I Am” dhe “Your Poëer”. Videoklipi “Lost Cause” është një festë intime në shtëpi me mikeshat e saj.
Artistja u shpreh për këtë këngë se:
Kjo është gjëja ime e preferuar që kam krijuar ndonjëherë dhe unë jam aq e lumtur dhe nervoze që ju ta dëgjoni atë. As nuk mund t’ju them. Unë kurrë nuk kam ndjerë kaq shumë dashuri për një projekt sesa kam për këtë. Shpresoj të ndjeni atë që ndiej unë.
Billie është dalluar gjithmonë për stilin e saj të veçantë, ndonjëherë dhe pak të çuditshëm me ngjyra dhe jashtë asaj çfarë jemi mësuar të shohim. Në klip Eilish dhe mikeshat e saj shihen duke shijuar një mbrëmje të çmendur në shoqërinë e njëra tjetrës teksa ishin veshur me të brendshme me ngjyra të kombinuara.
Festa e çmendur e një grupi vajzash, teksa Billie bërtet e bën veprime të çuditshme pas një ndarje nga partneri i saj është menyra sesi çdo vajzë do të reagonte, apo jo?!
Por nëse ju ka shpëtuar si detaj, fituesja e “Grammy” në klipin e saj është e veshur “kokë e këmbë” nga marka “Skims” e Kim Kardashian. Disa prej mikeshave pjesëmarrëse në klipin e saj gjithashtu janë veshur me po të njëjtën markë. Krahasuar me “Your Power” i cili ishtë pak më i ‘ndjeshëm’, në këtë këngë Eilish ka ardhur duke “shpërthyer”.