Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Nëse nuk e dinit, Billie Eilish në klipin e fundit shfaqet e veshur me markën e yllit të njohur!

Ditën e djeshme këngëtarja e njohur Billie Eilish publikoi këngën e saj më të re, “Lost Cause”. Përmes një njoftimi në Instagram Billie ndau lajmin me fansat dhe u shpreh se kënga është pjesë e albumit të dytë “Happier Than Ever”.

Kënga vetëm pak pas publikimit arriti mbi 10 milionë klikime në “Youtube”. Në klip Eilish dhe mikeshat e saj shihen duke shijuar një mbrëmje së bashku, teksa ishin veshur me të brendshme me ngjyra të kombinuara. Në videon e postuar në Instagram Eilish shkruan:

Kaluam kohën më të mirë të jetës duke xhiruar, teksa ndiheshim seksi.

Por nëse ju ka shpëtuar si detaj, fituesja e “Grammy” në klipin e saj është e veshur “kokë e këmbë” nga marka “Skims” e Kim Kardashian. Disa prej mikeshave pjesëmarrëse në klipin e saj gjithashtu janë veshur me po të njëjtën markë.

Ylli i “KUWTK”, Kim Kardashian e entuziazmuar nga ky gjest i këngëtares postoi në Instastory një pjesë nga videoclipi duke shkruar:

Unë shoh “SKIMS”. 

Rikujtojmë, se Billie është dalluar gjithmonë për stilin e saj të veçantë, ndonjëherë dhe pak të çuditshëm me ngjyra dhe jashtë asaj çfarë jemi mësuar të shohim. Së fundmi, ajo ka nxjerrë në shitje për të gjithë ndjekësit e saj, një koleksion të ri veshjesh dhe aksesorësh.

Megjithëse, duket se fansat nuk janë aspak dakord me çmimet, pasi kanë “shpërthyer” në rrjete sociale me ironi ndaj shumës që kushtojnë veshjet dhe aksesorët, ku një peshqir arrin deri në shumën e 91$ dhe ata duken jo të kënaqur.