Egli është rikthyer sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, vetëm nëntë ditë pas largimit për shkak të arsyeve shëndetësore.
Pas hyrjes së saj, ajo ka ndryshuar qasje ndaj banorëve, duke përfshirë Gjestin, me të cilin ka pasur tensione të vazhdueshme.
Situata mes tyre është përshkruar si e ndërlikuar, ku ata vazhdojnë të hedhin kunja ndaj njëri-tjetrit, ndërkohë që kanë ndërhyrë edhe konkurrentët e tjerë. Së fundmi, Egli ka “sulmuar” Gjestin, duke i përmendur ish-partneren e tij. Ajo i tha:
Me ish-in tim unë nuk flas në kamera dhe t’i them më fal
-duke treguar se ndien një lloj inati ndaj tij.
Ajo ka vijuar duke thënë:
Unë nuk kam fuqi të bëj asgjë, unë jam njeri i pafuqishëm. Që kur kam hyrë nuk të kam folur fare. Vazhdoje lojën që nuk të lija unë ta bëja
Megjithatë, tensionet mes tyre duket se vazhdojnë, pa pasur ende një sqarim të plotë për situatën.