Hetuesit e Koresë së Jugut i kërkuan përsëri Presidentit në detyrë të vendit të shtunën që të urdhërojë shërbimin e sigurisë presidenciale që të zbatojë një urdhër arresti për Presidentin e shkarkuar nga parlamenti Yoon Suk Yeol. Ndërkohë në kryeqytetin e vendit u mbajtën protesta kundër dhe pro zotit Yoon.
Mijëra protestues u mblodhën në qendër të Seulit të shtunën për të kërkuar arrestimin e menjëhershëm të presidentit të shkarkuar nga parlamenti të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol. Protestuesit dënuan vendimin e tij për të sfiduar përpjekjet e hetuesve për ta arrestuar të premten.
Nën drejtimin e Yoon Suk Yeol, policia i shtypi protestuesit me forcë. Ndjej zemërim të madh sepse policia po tregohet kaq e pabindur duke mos zbatuar urdhrin e arrestit për të. Shpresoj që secili prej nesh të bashkohet që vendi ynë Koreja e Jugut të lëvizë drejt një demokracie të vërtetë.
Hetuesit e Koresë së Jugut i kërkuan përsëri Presidentit në detyrë të vendit të shtunën që të urdhërojë shërbimin e sigurisë presidenciale që të zbatojë një urdhër arresti për Presidentin e shkarkuar nga parlamenti Yoon Suk Yeol. Agjencia kundër korrupsionit e vendit tha se i tërhoqi hetuesit e saj për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tyre, pasi forcat e ruajtjes presidenciale nuk i lejuan ata të hynin në rezidencën e zotit Yoon për orë të tëra. Po ashtu mbështetës të zoti Yoon dolën në rrugë, në përkrahje të tij.
Tani, vendi ynë po lufton kundër agjentëve kinezë dhe atyre që i nënshtrohen socializmit. Por ne do të shërohemi shpejt. Presidenti ynë, Yoon Suk Yeol është në ballë të kësaj lufte. Tetë vjet më parë, ata hoqën padrejtësisht Presidenten Park Geun-hye dhe tani ata po përpiqen të largojnë edhe Presidentin Yoon, bazuar në akuza absurde. Nuk ka asnjë problem nëse presidenti shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.
Ngjarjet e të premtes ndodhën në vazhdën e një muaji të trazuar politik që filloi me 3 dhjetor, kur Presidenti Yoon, një ish prokuror konservator, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme u shfuqizua shpejt nga ligjvënësit, të cilët më vonë votuan për të shkarkuar zotin Yoon dhe pezulluan kompetencat dhe detyrat e tij presidenciale, por vendimi përfundimtar për shkarkimin e tij tani është në duart e Gjykatës Kushtetuese e vendit. Zoti Yoon e ka mbrojtur dekretin e tij për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si një akt të domosdoshëm qeverisjeje.