Rajoni

Vijon puna për gjetjen e personave të humbur nga zjarret në Athinë

Në Athinë vazhdon puna e ekipeve të shpëtimit që kërkojnë për personat e humbur në zonat e goditura nga zjarret e fillim-javës. Ata kontrollojnë në çdo shtëpi, si dhe në automjetet e djegura. Deri tani, konfirmohen 81 viktima, por numri është i destinuar të rritet. Janë me dhjetra telefonatat e njerëzve që nuk arrijnë të lidhen me të afërmit dhe që kërkojnë ndihmën e autoriteteve. Por këtu nuk llogariten ata që mund të jenë kthyer pranë familjeve, ndërsa zyrtarët nuk informohen më. Për këtë arsye, nuk jepet numër zyrtar i të humburve. Mes 81 viktimave është dhe një grua shqiptare nga Leshnica e Sarandës, ndërsa për dy bashkëkombase të tjera, nuk ka ende informacion, ndaj konsiderohen të zhdukura.