Vijon të zvarritet procesi gjyqësor ndaj Emiliano Shullazit dhe grupit të tij. Pas prokurorëve, radhën e kanë avokatët për të kërkuar kohë. Mbrojtja kërkoi 7 ditë kohë të paraqesin mbrojtjen para dhënies së vendimit nga Gjykata për Krime të Rënda. Seanca u caktua të zhvillohet më 30 tetor. Prokurorët kërkuan më 2 tetor në total 64 vite burg për të gjithë të akuzuarit, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.