Rajoni

“Viktima më e re 18-vjeç, 3 nga të plagosurit në gjendje të rëndë”, deputetja shqiptare sjell detaje nga aksidenti tragjik

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik në Kroaci. Zonja Lekaj ka deklaruar se deri më tani janë konfirmuar 10 viktima.

Për sa i përket numri të të plagosurve nga ky aksident, Lekaj ka thënë se 43 persona u është dashur të marrin trajtim mjekësor.

Deklarata e plotë:

Në spital jam edhe unë këtu dhe së bashku me mjekët dhe ambasadorin e Kosovës. Këtu janë 15 të mitur dhe të tjerët janë të rritur. Mes viktimave më i riu është i moshës 18-vjeçare, por nuk është zyrtare. Duhet t’i falenderojmë autoritetet këtu në Kroaci se kanë dhënë kontribut të madh. Kryeministri i Kosovës dhe ai i Kroacisë do të vijnë këtu. Për fat të keq ka ndodhur për shkak të përgjumjes së shoferit. Ka arritur një numër i madh i shqiptarëve dhe të afërme këtu. Janë duke dhënë ndihmën e tyre. Ka thënë deputetja shqiptare në parlamentin e Kroacisë.