Në ceremoninë e Golden Globes 2025, Vin Diesel dhe Dwayne “The Rock” Johnson duket se kanë lënë pas tensionet e kaluar dhe kanë arritur një pajtim të mundshëm. Diesel, i cili mori mikrofonin për të dorëzuar çmimin për Kinematografinë dhe Arritjen në Box Office, shfrytëzoi mundësinë për të përshëndetur ish-kolegun dhe rivalin e tij.

Në momentin kur aktori i “Fast and Furious” e pa Johnson-in në audiencë, ai buzëqeshi dhe i tha:
Hej, Dwayne
– një përshëndetje që u prit me një buzëqeshje dhe një reagim të ngrohtë nga ana e “The Rock”, i cili e ktheu përshëndetjen me një lëvizje të njohur.
Tensionet mes dy aktorëve kishin filluar në vitin 2016 gjatë xhirimeve të “The Fate of the Furious”, dhe që atëherë ata nuk ishin parë së bashku as në promocione të filmit dhe as në projekte të tjera.
Megjithatë, kjo përshëndetje e ngrohtë dhe miqësore në Golden Globes tregon se grindja që ka zgjatur disa vite mund të jetë lënë pas, duke hapur mundësinë për një bashkëpunim të ardhshëm.