Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj reagoi këtë në lidhje me një video virale, ku një zotëri shfaqet duke puthur fotografinë e tij. Në video shfaqet një qytetar gjatë një bisedë me aktivistë të Partisë Socialiste, të cilët i kërkojnë votën për 11 Majin.
Teksa bisedon me aktivistët e majtë, ai puth fotografinë e Shehajt dhe thotë se do të votojë atë në zgjedhjet e 11 Majit, pasi i ka punësuar djalin me një rrogë 1200 euro në muaj.
Ja Agron Shehaj, ka punuar çuni në Call Center, 1200 euro i jepte, ja ky lloj burri ma ka mbajtur në punë çunin, kush ma mbajti? Ma mbajtët ju të majtët? Ja pra, ky ma ka mbajtur në punë çunin, mos e çaj kokën, publikoje ku të duash, thotë zotëria në videon virale.

Në përgjigjen e tij, Shehaj falenderoi qytetarin, por shton se nuk është ai që ia ka mbajtur në punë të birin, por meritat që djali i tij ka treguar. Shehaj theksoi se dëshiron që ky model pune dhe meritokracie të vendoset në Shqipëri dhe për këtë arsye, kërkon mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e 11 Majit.
Fjalët e këtij zotërie, në fakt, më bëjnë të ndihem shumë i vlerësuar, por më duhet të sqaroj diçka. Nuk e kam mbajtur unë djalin e tij me bukë, e ka mbajtur puna e tij e ndershme, ai ka merituar të gjitha ato 1200 euro që ka marrë në muaj. Dhe në fakt, ky është modeli që ne duam të sjellim në Shqipëri, modelin e punës dhe të meritokracisë. Për këtë, ne kemi nevojë për mbështetjen e çdo qytetari prej jush. Ju falenderoj shumë dhe ju bëj thirrje të na mbështesni.