Hulumtimet tregojnë që marrja e shpeshtë e vitaminave në formë tabletash mund të krijojë djegësirë të fuqishme. Këto tableta irritojnë ezofagun dhe shkaktojnë tajitje të thartirës së lukthit, ndërsa shkaktojnë dhembje të mëdha në stomak. Vitaminat në formë tabletash kryesisht janë goxha të mëdha dhe mund të rrezikojnë funksionimin e unazës muskulore, pjesë e cila bashkën lukthin dhe ezofagun. Mjekët theksojnë që, nëse vuani për shkak të thartirës së fortë nga marrja e vitaminave në formë tabletash, duhet sa më parë të ndërprisni përdorimin e tyre.
Mirëpo, nëse vitaminat e tilla janë të caktuara me terapi, ndërkaq ju mundon thartira, rekomandohet ndërrimi i prodhuesit të ilaçit dhe të zgjidhni tableta më të vogla. Ekspertët na rikujtojnë që ndikimi i vitaminave në formë tabletash ende nuk është studiuar hollësisht, prandaj më mirë është që të praktikoni furnizimin e trupit në mënyrë klasike me vitamina dhe minerale, nëpërmjet ushqimit të shëndetshëm. Ndërkaq, vitamina D3, e njohur edhe si kolekalciferol, është një nga lëndët ushqyese kryesore që luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit tonë.
Kjo vitaminë është veçanërisht e rëndësishme për shëndetin e kockave, sistemin imunitar dhe shumë procese të tjera në trupin tonë. Është i tretshëm në yndyrë dhe i përket një grupi përbërësish të quajtur vitaminë D. Kjo vitaminë është jetike për shëndetin, sepse luan një rol në më shumë se 200 procese të ndryshme në trup. Burimet tona kryesore natyrore të vitaminës D3 janë rrezet e diellit dhe disa burime dietike si peshku, mëlçia dhe vezët.
Pas periudhës së festave, kur shpesh konsumojmë ushqime të rënda dhe kalojmë kohë të gjatë në tavolinë, trupi ka nevojë për një “pastrim” të brendshëm. Në këtë kuadër, ushqimet detox mund të ndihmojnë në eliminimin e toksinave dhe mbeturinave të tepërta, si dhe në reduktimin e kilogramëve shtesë. Këto ushqime janë të pasura me fibra, antioksidantë dhe vitamina, dhe mbështesin funksionimin e organeve që përgjigjen për pastrimin e trupit, si mëlçia, veshkat dhe zorrët.