Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njoftoi sot se kanë nisur regjistrimet online për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe të dhjetë për vitin e ri shkollor. Përmes një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se regjistrimet kryhen në platformën e-Albania dhe sistemi do të jetë i hapur deri më 31 gusht, për të garantuar fleksibilitet maksimal për prindërit.
Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen sot më 7 korrik në e-Albania dhe sistemi do të jetë i hapur deri më 31 gusht, për t’i dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre në çdo kohë të përshtatshme për ta, shkruan Manastirliu.
Ky proces është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Ministrisë së Arsimit për të lehtësuar shërbimet për qytetarët dhe për të shmangur radhët fizike në institucionet arsimore.