Sport

Vllaznia, Brdariç: Teutës mund t’i shënonim 7-8 gola/ Devolli shpjegon gabimet e humbjes ndaj shkodranëve

Vllaznia fitoi me rezultatin 1-3 në transfertën e Teutës. Tomas Brdariç foli pas fitores së marrë në Durrës.

Trajneri i Vllaznisë deklaroi:

“Fillimisht urime çunave për fitoren. Jam i lumtur që performuam kështu në Durrës, shënuam 3 gola. Patëm problem se pësuam 1 gol, por ndodh në futboll. Procedura që ndoqëm nga ndeshja me Egnatian, nuk arritëm të shënonim fatkeqësisht. Kemi objektiv të qartë si duam të luajmë futboll. Rrugëdaljet ishim shumë të mira, sot mund të shënonim 7-8 gola, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë.

Mund të jetë e lehtë, kur e bën të lehtë. E dimë që Teuta do të luante ndryshe në pjesën e dytë, do të na detyronte për disa gabime. Shënuam në kohën perfekte të pjesës së dytë, gol i bukur nga Dodaj që na ndihmoi, na dha shtysë. Nuk mund të shpëtosh çdo gjë, sidomos në fushë kundërshtare. Teuta ekip i fortë, ka probleme në renditje, por prandaj janë të rrezikshëm. Nuk e lejuam të kthehej në lojë, prandaj jam i lumtur me performancën e ekipit sot.

LEXO EDHE: “Kemi mungesa me Skënderbeun”, Ilir Daja: Për merkaton presim deri në mesnatë, më tej do shohim…
Mund të luajë në pozicione të ndryshme Kryme, si Mala. Ky është plus për ne. Mund të luajmë në sisteme të ndryshme, por nuk jemi në krye të klasifikimit. Ju e patë që nuk ka lidhje sa mirë luan në javën e kaluar, duhet të shënosh. Duhet të mbrosh mirë, të kesh balancë. Si implemtuam sot ishte mjaft mirë. Krymi bëri mirë, por është numri 6 dhe na duhet ashtu. Mala shumë mirë sot. Është e mrekullueshme të shikosh sa vrapon. E ndryshuam se e di që e ka këtë kontribut, por shumë shpejt do kemi disa GPS të shikojmë sa vrapojnë lojtarët. Të gjithë kanë dhënë kontribut në fitore dhe na jep konfidencë në ndeshjen tjetër”, u shpreh Brdariç.

Trajneri i Teutës. Bledar Devolli, ka theksuar se humbja e sotme ishte pasojë e faktit se skuadra i bëri shumë dhurata kundërshtarëve.

“Sa fillon loja dhuruam një gol edhe pse ishim në superioritet numerik. Goli i dytë pastaj përsëri në tranzicion. Folëm në pushim të ndeshjes, morëm masat, sa filloi pjesa e dytë ndëshkohemi dhe u bë më e vështirë. Rrezikuam, u munduam të bënim diçka, prodhuam, nuk është se nuk prodhuam në pjesën e dytë. Por ndoshta ishte edhe një ditë ‘jo’, ndoshta edhe fatin nuk e kishim me vete se në çdo aksion Vllaznia na vinte në portë. Duhet të jemi të përulur, të bëhemi të gjithë bashkë të dalim nga kjo situatë sa më shpejt.

Edhe fati është pjesë e lojës se golin e parë e morëm shpejt duke ia dhuruar Malës, në ato zona spastrohet, a ka mundësi të dalë topi nga stadiumi? Me golin e dytë prapë shumë shpejt, filluam pastaj te pjesa e dytë, marrim prapë gol, pastaj rrezikuam gjithçka për gjithçka me të gjithë sulmuesit. Por nga unë i pari duhet të marrim përgjegjësi, futbollistët, nga nesër të përulur që të dalim nga kjo situatë, presim të kthehen edhe lojtarët e dëmtuar.

Nuk jam nga ata trajnerë që ia hedh fajin këtij reparti. Kur humbasim, humbasim të gjithë e kur fitojmë, fitojmë të gjithë. Jazxhi është i rëndësishëm se është për shumë vite te Teuta, lider, E presim të kthehet si sot Vila, Çyrbja, Karabeci, lojtarë me eksperiencë. Të gjithë bashkë të përulur në stërvitje të përmirësojmë gjerat e eliminojmë gabimet, vetëm me punë dilet nga kjo situatë.

Ne kishim bërë diçka ndryshe sot nga fillimi, nuk na doli dhe pas golit të dytë ndryshuam se ekipi ndoshta ka krijuar atë filozofinë e vet me tre. Ne lojtarët në mbrojtje i kemi me eksperiencë, edhe Zogos që kemi afruar. Thjesht është çështje eliminimi gabimesh, e është edhe pak fat se çdo aksion merrnim gol. Për këtë punë jemi, nga nesër fillojmë të përmirësohemi e eliminojmë gabimet se lojtarët i kemi me eksperiencë. Të mbrojmë të gjithë si ekip, kur nuk kemi topin, sulmuesi i parë është mbrojtësi i parë. Me punë e të përulur, të gjithë bashkë të dalim nga kjo situatë”, tha Devolli