Vllaznia e ka nisur pjesën e dytë të kampionatit me një fitore shumë të rëndësishme përballë Egnatias. Një fitore e dyfishtë për moralin, por edhe për renditjen, duke i kthyer kuqeblutë përsëri në garë për kreun.
Diferencën në një ndeshje shumë të luftuar ku nuk munguan drithërimat në të dy portat, e bëri një aksion spektakolar i finalizuar nga Kallaku në pjesën e parë. Shkodranët u mbrojtën me rregull dhe mbajtën sa më larg portës së tyre rrogozhinasit të cilët u ndalën në disa raste të mira që krijuan nga Pohls i vëmendshëm.
VLLAZNIA-EGNATIA 1-0
27′ Kallaku
Elbasani u ndal në shtëpi në një barazim 1-1 përballë Flamurtarit, në një takim ku nuk munguan incidentet në tribuna. Pjesa e parë ndërkohë u mbyll me rezultatin 0-0. Elbasani pati disa raste për të shkuar te goli, ndërsa Flamurtari regjistroi vetëm një pretendim për penallti. Pjesa e dytë solli 2 gola brenda 7 minutash, në fundin e ndeshjes.
ELBASANI 1-1 FLAMURTARI
73′(p) Diallo – 80′ Oshafi
Po sot, Tirana e nisi me këmbë të mbarë vitin 2026. Skuadra bardheblu mori një fitore të çmuar teksa mposhti Bylisin në transfertë me rezultatin 1-0 në atë që konsiderohet si sfida e mbijetesës me kryeqytetasit që regjistruan fitoren e dytë në këtë sezon në kampionat
Abissnet Superiore, java 19
14.01.2026
Bylis – Tirana 0-1
Vllaznia – Egnatia 1-0
Elbasani – Flamurtari 1-1
15.01.2026
Partizani – FK Vora 13:30
Teuta – Dinamo City 17:00