Policia e Vlorës sekuestroi një sasi prej 412 kg kanabis sativa, dhe një gomone me 60 litra benzinë. Mësohet se droga është kapur në afërsi të derdhjes së Lumit Vjosa. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ”Trafikimi narkotikëve, mbetur ne tentativë”. Ndërkaq vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve të rrjetit të trafikut të drogës.