Me 23 vite burg, GJKKO-ja dënoi në total dy organizatorët e një grupi kriminal, të cilët arritën që t’u vidhnin 15 milion euro europianëve nga mashtrimi përmes call center-ave. Togat e zeza dhanë 12 vite burg për Jusel Micin dhe 11 për bashkëpunëtorin e tij Mendim Domi. Po ashtu, vendosën konfiskimin e 14 pasurive në pronësi të Micit dhe Domit.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur
pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket
procedimit penal nr. 166, të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurve Jusel Mici dhe
Mendim Domi.Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim
të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe
Rudina Palloj, me vendimin Nr. 42, datë 17.06.2025 vendosi:1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jusel Mici për kryerjen e veprës penale
“Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, kryer në bashkëpunim, në
formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b/2 dhe 334
pika 1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jusel Mici për kryerjen e veprës penale “Grupi
i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe dënimin
e tij me 3 (tre) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jusel Mici për kryerjen e veprës penale
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në
bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin
e tij me 7 (shtatë) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jusel Mici për kryerjen e veprës penale
“Fshehja e të ardhurave”, e parashikuar nga neni 180/1 i Kodit Penal dhe dënimin
e tij me 3 (tre) muaj burgim. Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve të dhëna në një dënim
të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar
përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim. Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve
me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Jusel Mici t’a vuajë dënimin në
burgun e sigurisë së lartë.Deklarimin fajtor të të pandehurit Mendim Domi për kryerjen e veprës penale
“Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, kryer në bashkëpunim, në
formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b/2 dhe 334
pika 1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet e 6 (gjashtë) muaj
burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mendim Domi për kryerjen e veprës penale
“Grupi i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe
dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mendim Domi për kryerjen e veprës penale
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në
bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin
e tij me 7 (shtatë) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mendim Domi për kryerjen e veprës penale
“Fshehja e të ardhurave”, e parashikuar nga neni 180/1 i Kodit Penal dhe dënimin
e tij me 3 (tre) muaj burgim. Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve të dhëna në një dënim
të vetëm me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar
përfundimisht me 7 (shtatë) vjet e 4 (katër) muaj burgim. Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve
me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Mendim Domi t’a vuaj dënimin
në burgun e sigurisë së lartë.3. Në bazë të nenit 190/1, shkronja (a) të K.Pr.Penale, të nenit 36/1, shkronjat (a)
dhe (ç) të K. Penal, vendoset konfiskimi i pasurive si më poshtë: Pasurisë nr. ****, zona kadastrale ****, vol. **** fq. ****, me sipërfaqe 62m², e
llojit apartament, me adresë: rruga ****, pall. ****, k. ****, shk. ****, ap. ****,
në emër të shtetasve E.D, Mendim Domi dhe S.D; Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, vol. **** fq. ****, me sipërfaqe 83.00
m², e llojit apartament, me adresë: rruga ****, godina **** H. **** Ap. ****, në
pronësi të Jusel F. Mici; Pasuri nr. ****, zona kadastrale ****, vol. **** fq. ****, me sipërfaqe 78.00 m²,
e llojit apartament, me adresë: rruga ****, godina **** H. ****, në pronësi të
Jusel F. Mici dhe A.K.M. Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe
4100.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Mendim Sh. Domi dhe
A.A.J; Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe
3720.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Mendim Sh. Domi; Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe
4600.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Mendim Sh. Domi; Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe
1300.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Mendim Sh. Domi;Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe
2639.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Jusel F. Mici; Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe
2733.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Jusel F. Mici dhe A. K. M; Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe
4000.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Jusel F. Mici; Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, vol. **** fq. ****, me sipërfaqe
3180.00.00 m², e llojit Are, me adresë: rruga ****, në pronësi të Jusel F. Mici dhe
subjektit Euro Aditiv. Llogaria personale plus në bankën UNION BANK, në emër të Mendim Sh.
Domit, në degën ****, me numër ****, në shumën 195,763.24 euro. Llogaria personale në bankën UNION BANK, në emër të Mendim Sh. Domi në
degën ****, me numër ****, e cila ka 417,454.64 lekë. Llogaria rrjedhëse në bankën UNION BANK, llogari biznes plus në emër të
Mendim Domi person fizik, në degën ****, me numër ****, në shumën
528,719.00 lekë.Duke kthyer pjesen takuese të pasurive te subjektit Euro Aditiv dhe shtetasit A.
A. J. Konfiskimin e të gjitha sendeve të sekuestruar me procesverbalet e kontrollit në
subjektin “Telex” shpk datë 13.12.2022 dhe me proceverbalin e sekuestrimit te
provës materiale datë 03.05.2023. Sendet e tjera të sekuestruara mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor dhe mbeten në
ruajtje për efekt të proçedimit penal të ndarë me nr.166/1 viti 2021.4. Shpenzimet procedurale të parapaguar nga shteti në fazën e hetimeve paraprake,
si dhe ato të gjykimit, t’i ngarkohen të pandehurve solidarisht konform neneve
393/1 dhe 485/3 të K.Pr.Penale.5. Kundër vendimit lejohet apel brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit
për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.