Aktualitet

Vodhi naftë nga një anije e sekuestruar në Porto Romano, arrestohet 34-vjeçari!

Pranga një 34 vjeçari të akuzuar si bashkëpunëtor për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme nafte nga një anije e sekuestruar në Porto Romano.

Më 27 janar të këtij viti, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, i dhanë rryshfet në shumën 10 mijë euro një efektivi policie, i cili kishte për detyrë ruajtjen dhe sigurimin e anijes “AYA ZANOYBYA”.  Mjeti lundrues ishte sekuestruar për kontrabandë nafte dhe prej tij kanë grabitur një sasi nafte që ndodhej në depozita.

Në vijim të hetimeve lidhur me procedimin penal të datës 08.02.2025, ku u arrestua në flagrancë punonjësi i policisë A.M., Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) në bashkëpunim me DVP Durrës, nga informacionet e marra, ka arrestuar shtetasin D.M., i shpallur në kërkim pasi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Korrupsion Aktiv i Personit që ushtron funksione publike”.

Arrestimi u bë i mundur pasi me datë 27.01.2025 ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin J.K., i kanë dhënë rryshfet në shumën 10.000 euro punonjësit të policisë A.M., i cili kishte për detyrë ruajtjen dhe sigurimin e anijes “AYA ZANOYBYA” sekuestruar për kontrabandë nafte dhe kanë vjedhur një sasi të naftës që ndodhej në depozitat e kësaj anije.