Auto & Moto

Volkswagen do të prezantojë një kamionçinë të re!

Gjenerata e parë e pick-upit Amarok u zhvillua në zyrat e Volkswagenit, por gjenerata e dytë është produkt i bashkëpunimit me Fordin, prandaj nuk është çudi që ngjan me Rangerin. Modeli origjinal ende shitet në Amerikën e Jugut. Pasardhësi i pick-up-it të vjetër është në fazën e ndërtimit, por edhe ai nuk do të jetë projekt vetëm i Volkswagenit. Volkswagen do t’i japë pick-up-it të ri ADN kineze. Marcellus Puig, drejtori ekzekutiv i VW Argjentinë, tha për portalin Motor1.com Argentina se do të zhvillojnë modelin e ri me ndihmën e grupit kinez SAIC.

Projekti do të kërkojë një investim prej 580 milionë dollarësh për ndërtimin e pick-up-it në Argjentinë deri në vitin 2027. Gjenerata e parë do të mbetet në prodhim deri atëherë. Amarok-u i ri për Amerikën e Jugut mund të lidhet mekanikisht me Maxus Interstellar X, që në Australi shitet si LDV Terron 9, që do të thotë kalim nga shasia me kornizë çeliku në karroceri monokok. Pick-up-i me kabinë të dyfishtë shitet në Kinë me motor turbo-dizel 2.5 litra dhe sistem elektrik me dy motorë. Ky hap është fitimprurës për financat e Volkswagen-it, pasi kursen para për zhvillimin e modelit të ri.