Auto & Moto

Volkswagen ID. Buzz AD robotaxi gati për shitje duke nisur nga viti…

Volkswagen ka zbuluar versionin përfundimtar të taksisë autonome ID. Buzz AD, që pritet të fillojë përdorimin në Evropë dhe SHBA nga viti 2026. Kjo makinë është e nivelit 4 të autonomisë, duke mundësuar drejtimin vetë pa ndërhyrje të njeriut, por me mundësi kontrolli manual në rast nevoje.

Teknologjia autonome e zhvilluar nga Mobileye përdor 27 sensorë, përfshirë kamera, LIDAR dhe radarë, për të krijuar një pamje 360-gradëshe të ambientit. ID. Buzz AD përdor platformën MOIA për menaxhimin e flotës dhe asistencën ndaj pasagjerëve. Volkswagen synon të ofrojë këtë shërbim tek bashkitë dhe operatorët privatë për të zgjeruar rrjetin e taksive autonome. Aktualisht, shërbimi është në fazën e testimeve në Hanover dhe Hamburg të Gjermanisë.

Ndërkaq, prodhuesi gjerman i makinave po prezanton një model të ri për 50 vjetorin e Polos. Automjeti ka një paketë të pasur pajisjesh standarde që nxjerr në pah detaje të vogla specifike të dizajnit. Në tregun gjerman, çmimi fillestar i tij është 28,200 euro. Paketa përfshin rrota Coventry, xhama të errët të pasëm, pedale kromi, ulëse me ngrohje, timon të veshur me lëkurë dhe sistemin multimedial Discover Media.