Auto & Moto

Volkswagen në bisedime të drejtpërdrejta me SHBA-në për tarifat!

Prodhuesit gjermanë të makinave si Mercedes-Benz dhe BMW thuhet se po përpiqen të negociojnë tarifat drejtpërdrejt me Sekretarin e Tregtisë së SHBA-së, Howard Lutnick. Shefi ekzekutiv i Volkswagen (CEO) Oliver Blume ka zbuluar në një intervistë me gazetën gjermane Suddeutsche Zeitung se kompania është në proces të negociatave me qeverinë amerikane mbi lehtësimin e mundshëm të tarifave dhe investimet e vazhdueshme amerikane.

Ndonëse kontakti kryesor për këto bisedime është Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, Blume tha se këto çështje kanë arritur edhe te presidenti amerikan, Donald Trump. Ndër tjera, Blume theksoi se Volkswagen ishte i prirur të vazhdonte të investonte në SHBA, nëse mund të arrihet një marrëveshje e përshtatshme për tarifat.

Bëhet e ditur se grupi tashmë ka më shumë se 20,000 punonjës në SHBA, me më shumë se 55,000 indirekt. Ndërton autobusë shkollorë, vetura dhe kamionë. Disa nga modelet e tij më të njohura janë Atlas, Passat dhe Atlas Cross Sport, të cilat prodhohen të gjitha në fabrikën në Tennessee Kjo fabrikë monton gjithashtu modelin tërësisht elektrik të Volkswagen ID.4.

Në një situatë alarmante për industrinë automobilistike, drejtuesit e disa prej kompanive më të mëdha të makinave, përfshirë General Motors, Toyota, Volkswagen dhe Hyundai, kanë ngritur shqetësime serioze lidhur me mungesën e magneteve të rralla nga Kina. Ato janë thelbësore për prodhimin e komponentëve të tilla si motorët, alternatorët, sensorët dhe sistemet e sigurisë. Kina, e cila kontrollon mbi 90 për qind të kapaciteteve globale për përpunimin e këtyre magneteve, ka vendosur kufizime të reja në eksport, duke kërkuar që kompanitë të marrin leje nga Pekini për të eksportuar këto materiale.