Aktualitet Zgjedhjet 2025

Votimi nga Greqia, Celibashi: Përfundoi numërimi për 8 qarqe!

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dha detaje në lidhje me procesin e numërimit të votimit jashtë vendit, konkretisht nga Greqia. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bëri me dije se “ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore në qarqet: Durrës; Tiranë; Shkodër; Dibër; Lezhë; Fier; Vlorë; Elbasan”.

Celibashi theksoi se vijon procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore në qarqet: Korçë; Gjirokastër e Berat.

Sipas kryekomisionerit, po ashtu “ka filluar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) në qarqet: Durrës; Tiranë; Shkodër; Fier; Lezhë; Dibër; Elbasan e Vlorë.

Për qarkun Kukës ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”).