Aktualitet Politikë Zgjedhjet 2025

Votoi në burgun e Fierit, Ervin Salianji: Dilni masivisht në votime, dënimi im politik!

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka votuar nga burgu i Fierit ku u dërgua pasi shtatorin e kaluar u shpall fajtor për kallëzim të rremë për dosjen Babale. Pasi votoi, Salianji kishte edhe një mesazh për qytetarët, të cilëve u bëri thirrje të dalin masivisht në votime. Salianji foli edhe për fushatën, për të cilën tha se i mungon, ndërsa dënimin e tij e quajti politik. Një mesazh e kishte edhe për kryeministrin Rama.

Thirrja ime është për të dalë masivisht në votime, për të bërë të mundur ndryshimin. Masiviteti do të bëjë të mundur për të tejkaluar çdo intimidim.   Kufizimi që më është bërë jo vetëm fizik, por edhe për të më marrë mandatin që kisha, si drejtues i Elbasanit, për të më privuar nga pasioni im i madh, duke që është jo vetëm privim, por një mungesë e madhe.

Pavarësisht se çfarë thonë zyrtarët nuk i pyes shumë, prandaj jam këtu se nuk i nënshtrohem vullnetit të qeverisë. Ajo që është e rëndësishme është të fokusohemi te mesazhi. Votoni, votoni pjesëmarrja në votimi dhe tejkalimi i deformimit të zgjedhjeve është ilaçi për të shëruar Shqipërinë.

Ky është një dënim politik, hakmarrje personale, përdorimi i drejtësisë për interesa personale të Ramës. Njerëzit paguajnë në cirk për të parë shimpanzetë. Eshtë thellësitë dhe qartësisht një kryeministër qe mendon se njerëzit janë kavje, që i nënshtrohen vullnetit të tij personal. Rama ka ndërtuar një Shqipëri ku i nënshtrohen autoritetit të tij personal ose bandave që janë në fushatë për Ramën.