Bota

Vranë presidentin e Haitit, mercenarët “poshtërohen” nga turma! (fotot)

Këto janë momentet e rënda kur turmat kanë rrahur e dhunuar sot në rrugët e Haitit të akuzuarit si mercenarë kolumbianë që vranë presidentin e vendit. Në pamje ata shiheshin të përgjakur duke ecur pas njëri-tjetrit, pasi turmat e njerëzve i rrethonin të zemeruar.

Presidenti Jovenel Moïse u vra të mërkurën në shtëpinë e tij teksa policia thotë se përgjegjës janë një grup vrasësish me pagesë i përbërë nga 26 kolumbianë dhe dy qytetarë amerikanë.

Në pamjet shokuese shihen mercenarët ish-ushtarakë që tërhiqeshin të lidhur në rrugët e lagjeve të varfra të kryeqytetit Port-au-Prince.

Një prej të akuzuarve shihej i zhveshur e i përgjakur, teksa spektatorët e zemëruar i bërtisnin e ulërisnin.

Zhvillimi vjen një ditë pasi grupi i kapur u nxorr para mediave nga autoritetet. Mes tyre dy ishin haitiano-amerikanë.

Tre të dyshuar ishin vrarë nga policia gjatë oepracionit dhe tetë mbeten në arrati sipas autoriteteve.