Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot, moti mbetet i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje të herëpashershme shiu me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në jugperëndim, hera-herës janë me intensitet deri të lartë, në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokalisht breshër.
Gjatë ditës, përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet mbesin të herëpashershme, me intensitet deri mesatar. Pas orëve të mesditës, shirat humbasin intensitet e territor duke mbetur prezente me intensitet të ulët, kryesisht në jug.
Në zonën e Alpeve, verilindje-lindje në lartësitë mbi 400-500 metra dhe juglindje, në lartësitë mbi 600-700 metra ka reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.
Era fryn me drejtim jugperëndim-juglindje e pas orëve të mesditës, drejtimi i erës bëhet veri-verilindje me shpejtësi mesatare 12 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, hera-herës era arrin deri 25 m/s, me valëzimin në dete të forcës 4-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
4/12
Re shi diell
Kukës
0/10
Re shi/borë diell
Lezhë
6/11
Re shi diell
Dibër
0/8
Re shi/borë diell
Durrës
9/13
Re shi diell
Tiranë
9/13
Re shi diell
Elbasan
7/11
Re shi diell
Berat
7/12
Re shi diell
Vlorë
10/12
Re shi diell
Korçë
1/8
Re shi/borë diell
Gjirokastër
4/11
Re shi/borë diell
Sarandë
8/12
Re shi diell