Aktualitet

Mos kujtoni se keni shpëtuar nga shiu, rikthehet moti i keq!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti vijon me kthjellime dhe alternime vranësirash, më të theksuara në veri e jug, në orët e mesditës e pasdite.

Reshjet e shiut bëhen të herëpashershme. Në orët e mbrëmjes vonë prekin pjesën më të madhe të territorit, me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra.

Era fryn me drejtim juglindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare 10 m/s dhe përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në jugperëndim e në zonat luginore, arrin shpejtësi deri në 24 m/s. Valëzimi në det i forcës 4-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
4/12
Diell re shi

Kukës
1/9
Diell re shi

Lezhë
3/13
Diell re shi

Dibër
-2/8
Diell re shi

Durrës
8/16
Diell re shi

Tiranë
6/17
Diell re

Elbasan
4/17
Diell re

Berat
3/17
Diell re

Vlorë
8/16
Diell re shi

Korçë
-2/8
Diell re

Gjirokastër
4/14
Diell re shi

Sarandë
7/16
Diell re shi