Bota

Vrasja e gazetares bullgare, Gjermania ekstradon të dyshuarin

Gjermania ekstradoi të dyshuarin për vrasjen e gazetares bullgare Viktoria Marinova. Severin Krasimirov u arrestua javën e kaluar pranë Hamburgut. Ministri i brendshëm i Bullgarisë tha se ADN-ja e Krasimirov u përputh me provat që u gjetën në vendngjarje. Marinova u sulmua ndërsa vraponte në një park në Ruse më 6 tetor. Ajo u përdhunua, u rrah dhe më pas u mbyt. Prokurorët bullgarë thanë se nuk ka prova se sulmi ishte i lidhur me punën e gazetares.