Lihet në burg Elvis Gaçaj. Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë arrest me burg për të shumëkërkuarin i arrestuar gjatë një operacioni për armëmbajtje pa leje dy ditë më parë. Gaçaj i cili u ka shpëtuar 3 atentateve të kryera ndaj tij, pritet të jetë personi i parë që të aplikohet ndryshimi i kodit penal për armëmbajtje pa leje.