U arrestua në Durrës, autori i dyshuar i vrasjes në zonën e Babrrusë, në Tiranë. Në pranga ra 38 vjeçari Arlind Demushi dhe policia raporton se ngjarja ka ndodhur për motive banale.
40 vjeçari Hajdar Ismailgeci u gjet i pajetë mbrëmjen e kaluar në mes të rrugës. Në trupin e tij kishte shenja sulmi me thikë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:10. Dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta mes dy personave, Demushi ka goditur me thikë 40-vjeçarin, duke e lënë të vdekur në vend. Ishin banorët e zonës që kanë lajmëruar Policinë e Shtetit dhe ambulancën.