Policia njofton se identifikoi dhe shpalli në kërkim një 49-vjeçar si autorin e dyshuar të vrasjes së sotme në Mamurras. Indrit Pepa, 27-vjeç u ekzekutua me breshëri automatiku sapo doli nga banesa, pranë xhamisë. Ai ndërroi jetë rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë duke mos i mbijetuar plagëve të marra. Hetimet po përqëndrohen në pistën e konflikteve të vjetra të viktimës, familja e të cilit qëndron e ngujuar. Në Mamurras, krimi shkaktoi dy viktima në më pak se 24 orë. Po në qytetin verior, një 14-vjeçar gjeti vdekjen një natë më parë pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar gjatë një konflikti për motive banale.