Rajoni

Vuçiç: Armët e Serbisë nuk dhurohen, por shiten në përputhje me rregullat ndërkombëtare

Presidenti Serb, Aleksandër Vuçiç hodhi poshtë deklaratat e Kryediplomatit Kosovar, Behxhet Pacolli, se Serbia iu dhuron armë disa shteteve, në këmbim të tërheqjes së njohjes së Pavarësisë së Kosovës. Vuçiç tha se akuzat nuk kanë kuptim, ndërsa vuri në dukje se armët e Serbisë nuk dhurohen, por shiten në përputhje me rregullat ndërkombëtare. Ditët e fundit, Prishtina i ka bërë thirrje Beogradit të ndalë lobimin kundër Pavarësisë së Kosovës.