Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të mbledhë nesër në mëngjes Këshillin e Sigurisë për të diskutuar gjendjen në Kosovë. Ndërkaq sot ai u drejtoi një letër të hapur qytetarëve serbë në shtetin fqinj, që të mos bien pre e provokimeve. Vuçiç deklaroi se çdo veprim i tyre do të mund të shfrytëzohej nga Prishtina. Ai theksoi se Beogradi nuk do të lejojë dhunë të organizuar mbi serbët dhe vendet e tyre të shenjta.