Rajoni

Vuçiç: Kurrë nuk i kam takuar shqiptarët në mënyrë sekrete

Presidenti i Serbisë deklaroi se kurrë nuk i ka takuar shqiptarët në mënyrë sekrete. Aleksandër Vuçiç tha se nuk do donte ndonjë konflikt me shqiptarët, apo ndonjë popull tjetër. Presidenti serb iu referua bombardimeve të vitit 1999 duke thënë se nuk është reaguar me kohë. Ai theksoi gjithashtu se pa negociimin e ndërkombëtarëve s’ka zgjidhje me Kosovën.