Aleksandër Vuçiç la të kuptohet se Beogradi mund ta njohë Kosovën si shtet sovran, por sipas tij, “kjo do të kërkonte diçka në këmbim”. Në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve ANSA, Presidenti i Serbisë tha se “Së pari, duhet të gjendet kompromisi”. “Nuk mund ta njohim Kosovën pa fituar gjë. Jam i sigurtë se me ndihmën e miqve europianë dhe me mbështetjen e Rusisë, Amerikës, Kinës e vendeve të tjera, mund të arrijmë një zgjidhje”, – deklaroi Vuçiç.