Divorci i shumëpërfolur mes Wanda Nara dhe Mauro Icardit ka hyrë në një fazë të re, me seancën e dytë gjyqësore të mbajtur në Milano që zgjati gati tre orë dhe u karakterizua nga përplasjet emocionale, deklaratat publike dhe një moment i papritur qetësie në fund.
Wanda tërhoqi vëmendjen e mediave me hyrjen e saj dramatike në gjykatë, duke mbërritur me një Lamborghini rozë dhe veshur me një kostum të stilit mashkullor – një pamje që u interpretua si një referencë ndaj Amber Heard gjatë gjyqit të saj me Johnny Depp.
Ndërkohë, Mauro Icardi nuk qëndroi indiferent. Ai reagoi me ironi në Instagram, duke postuar një foto të krijuar me inteligjencë artificiale ku shfaqej përkrah Depp-it, e më pas duke publikuar imazhe të Amber Heard duke qarë, që sipas tij i përngjanin sjelljes së ish-bashkëshortes së tij.
Frymëzim nga një i humbur, përhapës mitesh dhe manipulues i së vërtetës
Brenda sallës së gjyqit, tensionet u përqendruan tek ndarja e pasurisë, kujdestaria e vajzave të tyre dhe kërkesat financiare.
Wanda raportohet se kërkoi qindra mijëra euro në muaj për mirëmbajtjen e fëmijëve, ndërsa Icardi kërkoi kujdestarinë e plotë dhe dëshiron që vajzat të jetojnë me të në Turqi. Wanda, e cila është rikthyer në Argjentinë, e refuzoi këtë kërkesë.
Një nga momentet më dramatike ndodhi kur avokatët e Icardit paraqitën një video që supozohet se tregon Wandën në një akt pabesie me futbollistin Keita Baldé.
Kjo shkaktoi reagime të forta emocionale nga ana e saj, fillimisht me zemërim, më pas me lot.
Seanca e tretë pritet të mbahet në korrik, ndërsa vendimi përfundimtar për divorcin pritet në fillim të vitit 2026, përveç nëse të dy palët arrijnë një marrëveshje më herët jashtë gjykatës.
Deri atëherë, betejat publike dhe ligjore të çiftit mbeten në qendër të vëmendjes.