Sport

Xhaka dhe Jashari kundër Kosovës në kualifikueset e Botërorit, publikohet lista e Zvicrës me 23 lojtarë!

Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën me 23 futbollistët e ftuar për ndeshjen ndaj Kosovës, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. Zvicra e pret Kosovën më 5 shtator në ndeshjen e parë të Grupit B, takim që pritet të zhvillohet në  St. Jakob-Park të Baselit.

Në listë nuk mungon kapiteni Granit Xhaka dhe Ardon Jashari, teksa në sy bie mungesa e dy futbollistëve të tjerë.

Uran Bislimi refuzoi Kosovën për Zvicrën dhe nuk po ftohet ndërsa Albian Hajdari, pëlqehet edhe nga “Dardanët”, por që ende nuk ka bërë zgjedhjen e tij.