Live From Tirana Showbiz

Xheneta futet në BBV4 për t’u përballur me Gjestin?! Niko Komani: “Fansat e tij më kanë…”

I ftuar në studion e “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë stilisti i njohur Niko Komani. Ai ka komentuar banorët e “Big Brother VIP 4”, sipas mënyrës se si vishen, por edhe si lojtarë…

Kush është momentalisht më viral në TikTok nga banorët e BBV4?

Gjesti dhe G-Bani janë më viral në TikTok. Gjestin nuk guxon ta komentosh as për mirë se të sulen fansat. Loja e tij më ka pëlqyer, gjithmonë e kam mbështetur. Shoh që ka fansa të çmendur. I bëjnë dhe report videove. E bëjnë një video virale vetëm se është kënga e Gjestit ose që lexon Gjesti. Njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm. Duke përdorur këngë të Gjestit, fansat i kanë mbyllur ose fshirë nga account-et.

A mendon se Xheneta do të vijë në BBV4 që të përballet me Gjestin?

Uroj që jo. Si fillim mendoj që kjo ishte gjëja më e bukur, që u mor Gjesti. Do kishte shikueshmëri të madhe nëse do të vinte Xheneta, por nuk e di a do më pëlqente mua si Niko. Momentalisht jam i fokusuar tek marrëdhënia me Eglin.

Egli ka thënë që Gjesti i ngjason me ish-in e saj…

Nuk më duket e shëndetshme të lidhesh me dikë që i ngjan ish-it. Tregon që ti nuk e ke kaluar ende. Është dhe ofendim për atë tjetrin, se i bie që ti nuk e pëlqen për atë që është por se i ngjan ish-it. Më duket shumë presion, nuk e di a është dashuri. Më duket më shumë pëlqim nga ana e Eglit.

Kush është në qëndër të vëmendjes në prime sipas teje?

Në çdo prime është një personazh i ri. Deri tani po mbahet nga G-Bani, Rozana me Gertën, Learti me Valbonën dhe Gjesti. Të tjerët janë ndjekës jo lider.

Nëse finalja do të ishte sot, kush mendon se do e fitonte “Big Brother VIP 4”?

Gjesti, G-Bani dhe Gerta. Gerta ka qenë surprizë për mua këtë vit. Si lojtare më pëlqen Gerta, është më stratege. Olta krijonte një dramë të bukur dhe ti thjesht mahniteshe. Gerta nuk merr njerëz në ekipin e saj, më duket e fortë, nuk më duket se do të fillojë e të qajë për situata.